Nata e gjashtë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u shoqërua me shumë debate e tensione, teksa gara mes konkurrenteve është rritur.

Çdo javë janë larguar nga dy vajza, por këtë herë Saimiri vendosi të mos i japë trëndafil vetëm njërës prej tyre, Vivienit, e cila ishte edhe e eliminuara e mbrëmjes.

Saimiri kishte rezervuar tre takime private, me Redonën, Merin dhe Suelën, ku ky i fundit gjeneroi shumë debate në studio.

Ndryshe nga takimi i parë, Suela dhe Saimiri u puthën disa herë në buzë, gjë që nuk u prit mirë nga shumica e vajzave.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Luamin, Enxhëll ka folur pas spektaklit për këtë takim.

Ajo u shpreh se puthja e Suelës ishte emocionuese, ndryshe nga ajo e Silvanës, që sipas saj ishte diçka e momentit.

“Jo vetëm në Love Story por edhe në jetën e përditshme ne duhet tu trembemi më shumë emocioneve se sa puthjeve të çastit. Puthja e Suelës ishte shumë emocionuese, po flas për puthjen që u dha javën e kaluar”, tha Enxhëll.

Më tej ajo ka komentuar edhe argumentin e Saimirit për puthjen, të cilën ai e konsideroi si një stacion për të arritur në përfundimin nëse i pëlqen një vajzë apo jo.

“Në fakt më erdhi pak keq sepse jemi femra dhe nuk do të dëshiroja as unë që të më drejtohej dikush dhe të më sikletoste. Për pjesën e puthjeve, sepse të puthësh dikë dhe pastaj të më thotë që unë e konsideroj si stacion, është pak e rëndë dhe u mërzita”, theksoi bukuroshja nga Gjirokastra./tvklan.al