Italia bind në miqësoren me Uruguain

Italia bind në miqësoren me Uruguain

13:57 08/06/2017

Italia arriti një fitore bindëse me Uruguain në miqësoren e zhvilluar në Nisë.

Rivali i Shqipërisë në kualifikueset e botërorit arriti një sukses 3 – 0 me një kundërshtar të fortë. Rezultati u zhbllokua pas 7 minutave lojë. Gimenez në përpjekje për të penguar Belottin e dërgoi topin në portën e tij.

Uruguai pa Cavani e Suarez nuk tregohet agresiv në sulm.

Eder dhe De Rossi me 11-metërsha realizojnë për Italinë duke vulosur fitoren.

Një tjetër kundërshtar i Shqipërisë, Spanja barazoi 2 – 2 me Kolumbinë në miqësoren e zhvilluar në Mursia.

Përfaqësuesja spanjolle rrezikoi humbjen e parë nën drejtimin e Lopetegui.

Goli i Moratas në minutat e fundit shmangu disfatën në shtëpi.

Befasi në sfidën Finlandë – Lihteshtejn. Rivali që mbyll grupin tonë pa pikë barazoi 1 – 1 në fushën e finlandezëve./Tv Klan

 


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori