Presidenti maqeedonas Gjorge Ivanov refuzoi të firmosë marrëveshjen hisrtorike për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Kreu i shtetit kundërshtoi dekretimin e paktit mes kryeministrave Zaev e Cipras, pasi sipas tij, procesi nuk ka qenë transparent.

“A është e dinjitetshme të pranoni të gjitha kërkesat dhe ultimatumet greke?! A është lidership të pranohet teksti i një marrëveshjeje në të cilin nuk ka kurrfarë sigurie juridike dhe garancie për palën maqedonase?! Qëndrimi im është përfundimtar dhe nuk do të zmbrapsem me asnjë lloj presioni, shantazhi dhe kërcënimi. Nuk do ta mbështes dhe nuk do ta nënshkruaj këtë tekst të dëmshëm të marrëveshjes”.

Ivanov tha se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE nuk mund të jetë alibi për një marrëveshje të dëmshme. Në një linjë me të ishte edhe lideri i opozitës, Kristijan Mickoski.

Më herët gjatë ditës Ivanov refuzoi të presë në presidencë kryeministrin Zoran Zaev dhe zyrtarë të tjetër të lartë të qeverisë, të cilët shkuan të informonin presidentin për marrëveshjen e arritur me Greqinë.

Marrëveshja që e njeh vendin si Republika e Maqedonisë Veriore u përshëndet nga faktori ndërkombtar, Departamenti Amerikan i Shtetit, Presidenti i Këshillit Euorpian Donald Tusk, Shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini, si edhe Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Tv Klan