Studimet britanike kanë treguar se ky ilaç ul ndjeshëm ngarkesën virale dhe nuk ka sjellë efekte anësore

Universiteti i Oksfordit po teston së fundmi ilaçin anti-parazitar, Ivermektinën si një trajtim i mundshëm për COVID-19.

Kjo është pjesë e një studimi të mbështetur nga qeveria britanike që synon të ndihmojë rimëkëmbjet në mjediset jo-spitalore. Ivermektina rezultoi se ulte ndjeshëm ngarkesën virale në bazë të të dhënave laboratorike.

Ky ilaç është promovuar për përdorim në të gjithë Amerikën Latine dhe në Afrikën e Jugut, pavarësisht se është deri më tani e pa aprovuar nga OBSH. Më herët Ivermektina është përdorur për të trajtuar infeksione parazitare të tilla si verbëria e lumenjve, e përhapur nga mizat, si dhe vret viruset e rënda.

Studimi britanik në Janar tregoi se antibiotikët Azitromicina dhe Doksiciklina ishin përgjithësisht jo efektive ndaj fazës së hershme COVID-19. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregullatorët evropianë dhe amerikanë kanë rekomanduar kundër përdorimit të Ivermektinës në pacientët me COVID-19, ajo po përdoret për të trajtuar sëmundjen në disa vende, përfshirë Indinë. 

Ekspertët britanikë janë shprehur se Ivermektina gjeneron prova të forta efektive ndaj COVID-19 dhe deri më tani nuk ka sjellë pasoja negative. Ivermektina është trajtimi i shtatë që hetohet dhe aktualisht po vlerësohet së bashku ilaçet e tjera antivirale.

Klan News