Jamac dhe Ali, bashkë në një serial




Jamac dhe Ali, bashkë në një serial

09:30 12/06/2021

Prodhimi i ri turk rikthen protagonistet e Cukur dhe Doktori i Mrekullive

Seriali i famshëm mbylli rrugëtimin në Turqi me një nivel rekord audience. Prodhimi i kompanisë Ay Yapim arriti të kapte një shikueshmëri prej 8.57 pikë, më e larta për një serial në episodin e tij të fundit.

Protagonisti i këtij seriali nuk ka pritur fare dhe po përgatitet për serialin e ri. Aras Bulut Iyinemli do të jetë në rol kryesor edhe në prodhimin e radhës së kompanisë së njohur turke, Ay Yapim që titullohet “3 qindarka”.

Ky seriali që do të jetë në zhanrin aksion dhe dramë do të ketë në fokus jetën e tre të rinjve. Njëri prej tyre do të jetë edhe protagonisti i Doktori i Mrekullive. Pas përfundimit të këtij seriali në Turqi, aktori Taner Olmez do të jetë krah Aras Bulut në prodhimin e ri.

Bashkimi i këtyre dy emrave në një serial ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe është pritur mirë nga fansat e tyre. “3 qindarka” pritet të jetë suksesi i radhës turk gjatë sezonit 2021-2022 dhe parashikohet të jetë ndër më të shikuarit.

Klan News





Të ngjashme