Java e jashtëzakonshme e modës në Paris



Java e jashtëzakonshme e modës në Paris

19:53 02/03/2021

Studentët prezantojnë veshjet e gjeneratës “kovidiane”

Këto mund të konsiderohen si veshjet e gjeneratës së Covid-19. Ato janë model futuristik, i të ardhmes, me forma të pazakonta që nuk shtrihen sipas trupit të njeriut.

Ato janë pjesë e koleksionit të krijimeve të studentëve të Institutit Francez të Modës, që prezantohen në një edicion të jashtëzakonshëm të Javës së Modës Pariziene.

Koleksioni quhet “Toksikja është shik” dhe prezantohet online nga pasarelat e Parisit në kushtet e pandemisë. Organizatorët e kanë gjetur këtë edicion të jashtëzakonshëm për të zëvendësuar mungesën e Javës së Modës Ot Kytyr, që u organizua në Itali në fund të Janarit, në pamundësi për ta organizuar në Francë prej masave të rrepta të pandemisë.

Tv Klan







Të ngjashme