Tom  Ford u zhvendos nga Milano në Los Anxhelos për tu frymëzuar për  koleksionin e tij.  Dhe në javën e modës në  New York  ai  erdhi me stilin  e viteve ’80.

Stilisti kishte  zgjedhur të sillte në pasarelë xhufkat dhe fustanet me printe leopardi apo forma gjeometrike.  Mbrëmja e djeshme të kthen pas në enciklopedinë e modës.

Nostalgjia e viteve të adoleshencës ka ndikuar tek  Ford për të krijuar dhe koleksionin e meshkujve. Kostumet me masa standarde për analistët e modës u  quajtën si  vija paralele  midis të kaluarës dhe të tashmes. Ngjyrat jo shumë të theksuara po gjithmonë me shkëlqim i mbanin të  veshur modelet. 

Gjatë  ditës së sotme në NY do  të  ketë  dhe  një  sfilatë nga fushata “Me too”, e cila mbron  vajzat dhe  gratë nga  abuzimet seksuale.

Çdo  modele do të japë një  mesazh  të  fuqishëm dhe të fortë përmes veshjeve që do të mbajnë në trup. Më shumë se sa një shfaqe mode kjo do të jetë një lëvizje për të denoncuar abuzimet si  dhe gratë të kenë fuqinë për të thënë, Koha mbaroi!

Klan Plus