Havier Bardem dhe Penelope Kruz ishin yjet e radhës që prezantuan me sukses filmin në Festivalin e Venezia-s. Aktori i njohur interpreton përkrah bashkëshortes së tij, Penelepe, në filmin ku ai është producent, “Loving Pablo”, kushtuar narkotrafikantit të njohur kolumbian Pablo Eskobar.

Bardem rrëfen se, si aktor, ka mbetur i magjepsur nga historia aq kontradiktore e trafikantit më të madh të kokainës, i cili nga njëra anë ishte një baba dhe bashkëshort i përkushtuar, e nga ana tjetër u kthye në njeriun që gjunjëzoi një vend të tërë.

Aktori i njohur pranon se për të hyrë në lëkurën e Eskobarit, i është dashur edhe të shtojë në peshë, për të jetuar bashkë me personazhin.

“Loving Pablo” është bazuar në librin biografik të gazetares Valeria Valeho, e cila ishte edhe dashnorja e bosit të drogës. Gazetarja kolumbiane në film interpretohet nga Penelope Cruz.

/Tv Klan