Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë





Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më të dashuruar se kurrë

22:40 10/08/2022

Dyshja janë parë duke shijuar një darkë me fëmijët e tyre

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez janë fotografuar nga paparacët në Santa Monica, Kaliforni.

Të porsamartuarit vendosën të hanin drekën me fëmijët në një kafene përpara se të largoheshin për të kryer punët e tyre. Lopez mund të shihej duke ledhatuar kokën e aktorit, ndërsa vajza e tij, Violet, 16 vjeçe, u përpoq të tërhiqte vëmendjen e tij.

Ata shoqëroheshin gjithashtu nga binjakët e këngëtares, Emme Maribel dhe Maximilian David, 14 vjeç. 49-vjeçari, kishte veshur një bluzë jeshile dhe xhinse blu. Aktori u pa duke mbajtur një çantë me ëmbëlsira ndërsa ishte brenda në dyqan.

Nga ana tjetër, Lopez shihet me një veshje tërësisht të zezë gati për në palestër.

Klan News













Të ngjashme