Vendim historik për botën e automjeteve. Volvo bllokon shpejtësinë maksimale të makinave të prodhuara, në 180 kilometra në orë. Arsyeja është e thjeshtë: Shpejtësia është e rrezikshme!.

Vendimi vjen nga vetë industria e automobilizmit, ndërkohë që vende të ndryshme përpiqen të ulin numrin e aksidenteve rrugore nëpërmjet masave të ndryshme. Edhe një studim i Këshillit të Evropës vë në pah një problematikë të madhe, duke theksuar se nëse ulet limiti i shpejtësisë në rrugët e kontinentit, qoftë edhe me një kilometër mesatarisht, atëherë në vit do të shënoheshin 2100 të vdekur më pak.

Kështu kompania automobilistike ka si synim që brenda vitit të mos ketë më viktima nga asnjë makinë të prodhuar prej saj. Pikërisht në 2020 do të aplikohet edhe limiti i shpejtësisë në të gjitha automjetet e kësaj marke, në kuadër të strategjisë etike të quajtur “Vision 2020”.

Tv Klan