Jo Vetëm Modë – Festimet e Dites së Verës, tezgjahu në zhdukje, një kombëtare futbolli që premton – 18 Mars 2023
#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan
Një javë festë për Ditën e Verës, nga Elbasani në Tiranë
Si vajzë Elbasani, ministrja Kushi ndan kujtimet më të bukura të Ditës së Verës: Përgatitja e ballokumes, lulet në bahçe e pikniku
Si vajzë Elbasani, nuk mund të mungonte prezenca e Ministres së Arsimit Evis Kushi në këtë qytet për festën e Ditës së Verës. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, ajo tregoi lidhjen e saj me Ditën e Verës dhe festimet në familje.
E pyetur për kujtimin më të bukur lidhur me këtë ditë, ministrja flet për festën që nga përgatitja e ballokumeve e deri te pikniku me familjen apo të afërmit.
Orinda Huta: Eja në Elbasan! Sërish në këtë vit, nuk kishe si të mungojë në qytetin tënd apo jo? Të ndjell kujtime?
Evis Kushi: Dita e Verës është festa më e bukur e qytetit tonë. Sigurisht, Elbasani ka shumë vlera, që nga “Normalja” e famshme. Është një qytet që ka tradita në arsim, kulturë, dije por mbi të gjitha Dita e Verës është festa që e bën të njohur në të gjitha trevat shqiptare. Çdo 14 Mars këtu bëhet kryeqyteti i Shqipërisë. Na vijnë të gjithë miqtë dhe nga diaspora dhe të gjitha bashkë festojmë me ballokumet, me veroret…
Orinda Huta: Cili është kujtimi më i bukur?
Evis Kushi: Gjithë familja angazhohet për të përgatitur ballokumet, sepse aty është gjithë lezeti. Më shumë është lezeti te përgatitja e ballokumeve sesa t’i shijosh më pas. Lulet, që patjetër duhet t’i mbjellim në kopshtet, bahçet e çdo shtëpie sepse ky është dhe simboli i Ditës së Verës. Pikniku i famshëm, që çdo Ditë Vere me familjarët, të dashurit, të afërmit ne zgjedhim ato vendet që janë tradicionale, që vizitohen, shtrojmë dhe një batanije.
Orinda Huta: Veroren e ke vënë?
Evis Kushi: Po patjetër! Të krishterët e vënë në datën 1, ndërsa pjesa tjetër në datën 14.
Qilimat tradicional, modelet para dhe pas viteve ‘90
Kombëtarja e të amputuarve sukses jo vetëm në rang kombëtar