#JoVetëmModë #OrindaHuta #TvKlan #ermalmamaqi #film #gatime #znj.Vjollca #znj.Tefta #EneidaCakerri

Ermal Mamaqi- Për skenat intime në film fola me Ilir Shaqirin

U kritikua nga historiani për xhirimet në kishë, Ermali: Eksitohen e kanë qejf të bëhen të famshëm

Si gjithmonë në çdo projekt të Ermal Mamaqit nuk mungon asnjëherë zhurma. Ende pa u shfaqur në kinema filmi dramatik “Të munguarit”, ende pa e kuptuar se për çfarë skenari bëhet fjalë në kishën e Shën Marisë në lagjen Kala të Elbasanit, historiani Konstandin Luçi ka shprehur mllefin karshi kësaj skene në kishë dhe aktorit dhe priftit Nikolla Marku.

I ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, Ermal Mamaqi shprehet se ai nuk e ka parë ende filmin që të bëjë këto kritika dhe sipas tij njerëzit në përgjithësi eksitohen nga prodhimet e tij dhe dëshirojnë të bëhen të famshëm.

Orinda Huta: Pse të sulmojnë kaq shumë? Sepse ti po xhiron në kishën e Kalasë të Elbasanit. Do të thotë sipas tij, ju po e përdhosni këtë kishë.

Ermal Mamaqi: Ku e ka parë ky? E para ky duhet të shohë filmin. Domethënë, pak a shumë ndodh një gjë që njerëzit me produktet e mia eksitohen. I ndodh një kështu si zjarr nga brenda, që mesa duket provokoi ndjenja të zjarrta dhe kanë qejf të bëhen të famshëm. Mendoj sa të kemi njerëz që dalin në protestë për Luizin dhe sa të kemi njerëz si këta që merren me mua gjatë gjithë kohës, se si më sulmojnë mua, besoj se do kem sukses.

Ka skena intime dhe sensuale, Ermal Mamaqi tregon si ra dakord Iliri për rolin e vajzës së tij Emilyt

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan, ku ka folur për projektin e tij më të rri që pritet të publikohet në Tetor të këtij viti. Bëhet për filmin dramatik “Të munguarit”, ku pjesë e tij është dhe vajza e Ilir Shaqirit, Emily. Ajo ka një rol ku duhet të improvizojë disa skena intime me të dashurin e saj në film dhe për këtë gjë, moderatorja Orinda Huta, e pyet Ermalin se si ra dakort Ilir Shaqiri.

Orinda Huta: Keni pasur momente humori?

Ermal Mamaqi: Kjo po më mungon se spo bëhet humor fare, këta sdinë fare të bëjnë humor.

Orinda Huta: Domethënë të kanë futur në gjendje dramatike ë?

Ermal Mamaqi: Gjithë ky organizim, domethënë kushton 1 milion Euro ky si investim dhe mos bësh një çikë humor?!

Orinda Huta: Një çikë dasmë!

Ermal Mamaqi: Po hiç ore fare, kështu serioz, po, po.

Orinda Huta: Sa i përket skenave në film, shikojmë në mini trajlerin që keni bërë aktualisht, shohim Emilyn në disa skena sensuale, njëkohësisht intime me aktorin tjetër.  

Ermal Mamaqi: Po me Samuelin.

Orinda Huta: Sa ka qenë dakort Ilir me këtë se ti e ke dhe mik?

Ermal Mamaqi: Të zbuloj ca kështu, poshtë tavolinës. I pari që ia kam treguar filmin para se tja them Emilyt, ia kam thën Ilirit. Ilir është ky këtu, kemi ca skena. Kishim ca skena të forta, i hoqëm dhe kamë ca puthje dhe Iliri tha ok dhe Emily e mori vesh që po bëhet një projekt i tillë.

Orinda Huta: Sa do zgjasin xhirimet?

Ermal Mamaqi: Janë 5 javë, 3 janë në Shqipëri dhe 2 janë në Genova Itali dhe e gjithë pjesa post produksion do bëhet përsëri në Itali, në Romë.

Eneida Cakerri pitet me vrimë si prej Vlore

Znj. Tefta, u largova nga ekrani pa deshirë

Znj. Vjollca në kuzhinë për shkak të veshtirësive në jetë

Zonja Vjollca: Nisa gatimin pasi humba njerëzit e dashur, një kohë u fiksova keq pas horoskopit

Në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka qenë e ftuar kuzhinierja e njohur Zonja Vjollca, të cilën e shohim çdo paradite tek emisioni “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ku na prezanton me receta të shumta gatimi. Gjatë bisedës me moderatorin Orinda Huta, zonja Vjollca ka treguar se i është futur profesionit të kuzhinës pasi ka humbur disa nga njerëzit e saj të dashur.

Zonja Vjollca: Unë jam supersticioze, e kam për ters të dredh, nuk kam qenë me këto mend, por…

Orinda Huta: Po çfarë të ka ndodhur atëherë?

Zonja Vjollca: Ca kohë u fiksova keq pas horoskopit, po keq fare. Domethënë blija gazetën, jo për të lexuar gazetën.

Orinda Huta: Vetëm për atë faqen e fundit?

Zonja Vjollca: Po, po vetëm për atë rreshtat e fundit.

Orinda Huta: E dëgjon akoma horoskopin?

Zonja Vjollca: E kam thënë edhe një herë tjetër këtë gjë. Të gjitha librat e mundshëm që flisnin për ëndrrat unë i kam në shtëpi.

Orinda Huta: Që të jesh e qetë kur të shikon një ëndërr. A të dalin ëndrrat?

Zonja VjollcaKa pasur raste që ka dalë shumë, por më kanë dalë siç është tek libri.

Orinda Huta: Ka pasur ndonjë gjë që të ka dhënë shqetësim, pra shqetësohesh kur shikon ëndrra se ndoshta do të të dalin?

Zonja Vjollca: Po siç i kam parë, më kanë dalë keq, kam pasur periudhë shumë të vështirë, dhe ajo periudhë e vështirë më ka bërë që të hap sirtarin dhe çfarë ka sirtari të gatuaj. Gatimi i vrullshëm që më më erdhi mua, më ka ardhur në momentet më të vështira të jetës.

Orinda Huta: Çfarë të kishte ndodhur asokohe?

Zonja Vjollca: Po humba njerëz të dashur, kështu që muret e shtëpisë i dyfishova, mure hermetike dhe u mora vetëm me Vjollcën, ishte i vetëm shërim për mua dhe muzika, asnjë gjë tjetër.

Orinda Huta: A ta sugjeroi kush këtë terapi se është një lloj terapie.

Zonja Vjollca: Nuk kam shkuar as në psikolog, por e ndjeja vetë, shpirti im ma kërkonte.

Orinda Huta: Dhe u qetësove?

Zonja VjollcaPo. /tvklan.al