Aktori firmos kontratën me kompaninë prestigjioze e cila do të zgjasë për disa vite

Pas betejës së ashpër ligjore mes Johnny Depp dhe ish-bashkëshortes Amber Heard duket se për aktorin fitorja e gjyqit nuk ishte e vetmja.

Aktori ka rinovuar kontratën me kompaninë luksoze franceze Christian  Dior për të qenë imazhi i parfumit të tyre për burra “Sauvage”. 

Sipas mediave të huaja, pas firmosjes së kontratës, menaxheri i Dior mori pjesë në një nga koncertet e Johnny Depp dhe Jeff Beck në Paris si një mbështetje për aktorin.

59-vjeçari u bë imazhi i kompanisë luksoze Dior për herë të parë në vitin 2015. Por pas betejës së ashpër gjyqësore mes Depp dhe ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard, reklama e “Sauvage” ndaloi së transmetuari në TV. Tashmë Johnny Depp ka një marrëveshje të re me kompaninë luksoze, e cila do të zgjasë me vite.

Klan News