Prej 20 vitesh me një stil unik, stilisti Joni Peçi përveç ateliesë, tashmë ka hapur dyqanin e tij në qendër të Tiranës. Në eventin e inaugurimit, “Joni Peçi Store” mblodhi emra të njohur nga bota e kulturës, showbizit, medias dhe politikës. Personalitete që në veshje kurohen nga stilisti shqiptar.

Një ambient klasik dhe modern, ofron tashmë gjithçka për një event special dhe me veshje të kuruar. Personalitete të njohur të botës së medias, bashkëpunëtorë ndër vite dhe besnike ndaj stilit të tij, vlerësojnë atë çfarë Joni Peçi ka sjellë në fushën e modës në vendin tonë.

Ndriçimi iu besua fotografit serb Dejan Miliçeviç, bashkëpunëtor prej disa vitesh me stilistin shqiptar, i cili vlerëson punën e Peçit.

Nga njerëzit e thjeshtë dhe deri tek ata publikë, tashmë mund të gjejnë gjithçka në “Joni Peçi Store”. Për Joni Peçin, të krijosh një veshje dhe t’ia përshtatësh personalitetin të atij që e vesh është ajo që e ka mbajtur unik në fushën e modës në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve dhe që sigurisht nuk do të mbarojë këtu.

Projekte të reja e presin në vazhdim.

Tv Klan