Jufka me biftek viçi

Jufka me biftek viçi

13:36 25/07/2019

Përbërësit:

300 gr miell

3 vezë

1 lugë vaj

Kripë

Piper

Për salcën:

200 gr fileto viçi

70 gr parmixhano

30 gr borzilok

2 degë selino

2 karota

1 domate

1 qepë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim në një tas miellin, vezët, kripë, piper, vaj dhe përgatisim brumin. Në një tenxhere me ujë ziejmë qepën, karotat dhe selinon. Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë borzilok dhe një pjesë të filetos të prerë në kubikë dhe të lyer me miell. Pasi të skuqen pak shtojmë në tigan edhe perimet e ziera, pak nga bulioni, gjalpë, tulin e domateve të prera në kubikë dhe i lëmë të ziejnë.  

Pjesën tjetër të filetos e lyejmë me miell dhe e skuqim në një tjetër tigan. Më pas e shuajmë me verë të kuqe dhe e lëmë të gatuhet edhe për pak minuta.

Hapim brumin që përgatitëm dhe e presim në fije shumë të holla. I ziejmë për 1 minutë në tenxheren ku ziemë perimet dhe më pas i kalojmë në tiganin me salcën e përgatitur me perimet dhe pak fileto. Vendosim në pjatë fillimisht fileton dhe anash saj jufkat me perime./tvklan.al

Të ngjashme
UKT