Juventus gati të dëgjojë ofertat për Bentacur




Juventus gati të dëgjojë ofertat për Bentacur

23:10 19/03/2021

Juventusi duket se është i gatshëm të shes futbollistin uruguaian, Rodrigo Bentancur

Mesfushori 23 vjeçar, Bentancur nuk konsiderohet më si zgjedhja e parë për trajnerin Andrea Pirlo dhe drejtuesit e Zonjës se Vjetër, po e shohin si  mundësi te mire për të fituar para nga shitja e tij.

Juventusi tashmë është gati të dëgjojë ofertat në lidhje me mesfushorin e tyre qendror dhe ofertat më të kënaqshme pritet të pranohen.

Klubi italian thuhet se ka vendosur edhe një çmim për Bentacur dhe besohet të jetë rreth 35 milionë Euro.

Juventus synon të shesë përfaqësuesin uruguaian dhe besohet se po mendon edhe për emrin e zëvendësuesit të tij.

Deri më tani emri më i përfolur për mesfushë është ai i Manuel Locatellit të Sassuolos.

Klan News





Të ngjashme