Një aksident fëmijërie do t’i shkaktonte Berhanit, vite më vonë humbjen e njërës prej shqisave të tij. Në fillim u duk diçka e përkohshme, por një gabim gjatë njërës prej ndërhyrjeve do t’ia merrte atë përfundimisht duke e lënë prej 15 vitesh pa aftësinë e të parit. I ardhur në programin “E diela shqiptare” për “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, Berhani ndan ngjarjen që i ndryshoi jetën.

Berhan: Isha në moshën 10-vjeçare kur duke luajtur, një bashkëmoshatar i imi gjuajti me gur dhe goditi te njëri sy. Syri m’u dëmtua dhe me kalimin e kohës vazhdoi të avancojë. Por pastaj kaloi. Unë mbarova shkollën 7-vjeçare, të mesmen, universitetin për Gjuhë-Letërsi.

Ardit Gjebrea: Pa asnjë problem në sy?

Berhan: Pata problem, u përmirësua, vjen shikimi por pastaj më vonë, me kalimin e kohës ndikoi te syri tjetër. Për këtë unë bëra viziuta dhe më thanë që duhej të operohesha. Ishte një mjek që vinte nga Italia, më bëri operacionin e parë në vitin 2006 dhe arritja ishte e jashtëzakonshme. Shumë shpejt u rikuperua krejtësisht sepse më përpara kisha bërë transplantin e kornesë, në vitin ’69 që ishte hera e parë që bëhej në vendin tonë.

Ardit Gjebrea: Si shkoi transplanti?

Berhan: Transplanti ishte bërë mirë, por me kalimin e kohës filloi të humbasë, të zvogëlohej shikimi. Me këtë mjekun që kishte ardhur nga italia, u bë ndërhyrja, unë aty arrita që për një kohë shumë të shkurtër që bëja vizitat pas operacionit,  më shkoi në 11/10 shikimi, pra ishte një mrekulli.

Ardit Gjebrea: Pra me mjekun italian, gjithçka shkoi shumë mirë.

Berhan: Jashtëzakonisht mirë. Me kalimin e kohës, bashkëshortja shikon që fillojnë të shfaqen disa si re të vogla në periferi të syrit. Mjeku shqiptar që kishte ftuar këtë mjekun italian tha është perde që hiqet. E hoqa siç më thanë pastaj u bë ndërhyrje me një mjek tjetër po të huaj, këtu në Tiranë, një mjek francez.

Ardit Gjebrea: Erdhi mjeku francez. Bëri ndërhyrjen e kësaj perdeje le të themi?

Berhan: Po. Në fillim u duk se po shkonte mirë, megjithatë unë kam qenë i vetëdijshëm gjatë operacionit, ishte me anestezi lokale për drejtimin e shikimit lart, poshtë se duhej për drejtimin dhe unë e diktova kur bëhet diçka gabim.

Ardit Gjebrea: Si e diktove?

Berhan: E dëgjova që dikush tha lehtë “faull” dhe u ndie lëvizje në sallë. E kuptova. Megjithatë, tha do vish për vizitë, kur ndodhi që iku shikimi fare.

Ardit Gjebrea: Iku shikimi nga të dyja sytë?

Berhan: Po./tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Cdo 4 vjet vdekje, historia e Lules qe e quajten “terslie” (8 Maj 2022)

Nëna e Florit, i cili ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të treguar historinë e saj, është paragjykuar gjithë jetën si një njeri që sillte fatkeqësi. Në fillim, iu premtua një djali, i cili ndërroi jetë kur ishte vetëm 18 vjeç. Prindërit e martuan me vëllanë e tij, i cili ishte dy vite më i vogël se vajza e tyre e dita kur ajo shkoi nuse në shtëpi, nisi të quhej i mallkuar.

Më herët gjatë rubrikës nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Flori renditi vdekjet që pllakosën familjen e të atit: stërgjyshja, gjyshja e më pas babai i tij. Vdekjet ndodhnin çdo 4 vjet në të njëjtin muaj, Janar. Por teksa ai ndërroi jetë dhe kishte lënë pas 6 fëmijë të rritur, nëna e Florit ishte shtatzënë, në pritje të të shtatit.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë, mamaja ishte shtatzënë me fëmijën e shtatë?

Flori: Me fëmijën e shtatë, kjo ishte më…

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që vdiq babai.

Flori: Vdiq babai, ne vazhduam punën…

Ardit Gjebrea: U bëtë 7 fëmijë?

Flori: Erdhi në jetë fëmija i shtatë dhe nëna tha “lindi dhe një ditë”, pra me këtë do kalonte atë mërzitjen që shkaktoi humbja e babait tonë. Vjen një vajzë dhe nëna ia vuri emrin Linditë, por nuk mbaroi këtu.

Ardit Gjebrea: Vdiq edhe ajo?

Flori: Ajo vdiq pas një viti sepse nëna nuk mund të dilte se paragjykohej.

Ardit Gjebrea: Unë di dhe atë fjalën që i thoshin nënës tënde. “Terslia”, e quanin “terslia”.

Flori: Po, po. E quanin “terslia” gjithmonë, madje janë shprehur “nusja që na hëngri dy vëllezërit”.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë mami yt e ka emrin?

Flori: Lule./tvklan.al