Ka një mesazh për ty – “Shetito” i kërkon bashkëshortes të mosdivorcohet (13 Qershor 2021)




Ka një mesazh për ty – “Shetito” i kërkon bashkëshortes të mosdivorcohet (13 Qershor 2021)

17:44 13/06/2021

Pothuajse një vit më parë, në rrjetet sociale u publikua video e dy shqiptarëve në Itali të cilët filmonin lagjen, por një qytetar italian mendoi se ata po shikonin shtëpitë për t’i vjedhur.

Njëri prej tyre thotë se nuk kishte asnjë shqetësim të tillë, dhe përdor termin “shëtito” për të treguar se thjesht po shëtisnin dhe po filmojnë rrugët.

Por nga termi “shëtito”, ky shqiptar u bë hit në rrjetet sociale. Ai është Besmir Balla, i cili sot ka ardhur në studion e “Ka një mesazh për ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Besmiri ka treguar të gjithë historinë çfarë ndodhi në Itali, përse po filmonin në lagje dhe si u bë popullor në rrjetet sociale.

“Unë quhem Besmir Balla. Jam i martuar, kam 2 fëmijë si engjëj i kam. Vërtetë në Itali kam shkuar për të punuar për të mbajtur familjen. Nuk kam shkuar për të bërë video apo si e ka marrë gjithë Shqipëria, dhe kjo pak a shumë ka ndikuar tek familja ime. Kjo video ka qenë në vitin që lamë pas, në Prill. Ne punonim në ndërtim. Kolegu im bënte një video për t’ia çuar familjes së vetë se kishte dalë, po bënte një video dhe ne kishim ecur shumë”.

Ardit Gjebrea: Pra ju bënit video me shtëpi të bukura dhe ja u çonit familjeve…

Besmiri: Jo shtëpi të bukura. Ne kishim ecur gjatë gjithë rrugës për të parë ambientin, rrugët, ishte pastërtia, rregulli…

Ardit Gjebrea: Domethënë, çdo gjë që ndodhte në Itali ju e xhironit dhe thonit sa bukur është këtu, e shikoni sa pastër, ja sa të bukura janë shtëpitë, ja rruga, ja shatërvani.

Besmiri: Po, edhe donte t’ia çonte ai vetë familjes së vetë. Edhe e morëm me sportivitet. Kur vij në darkë në shtëpi, na thotë pronari që ju kemi parë në televizor në një DJ italian. Ky personi që na bëri videon ishte vetëm, ishte me makinë dhe ne e pamë, i thashë kolegut tim mos e mbyll videon po mbaje se mos na marrin për hajdutë. Sepse 3 muaj kishim që kishim hyrë në Itali dhe vërtetë nuk e dija italishten, se në shtëpi me shqiptarë, në punë me shqiptarë, xhiron me shqiptarë, por për të mos hapur probleme, i thashë mbaje telefonin. Po vinte me makinë ai zotëria, kaluam afër shtëpisë së atij me telefon edhe thotë përse e filmuat shtëpinë? Edhe e kishte telefonin në dorë vetë ai. Për të mos e lëmë vetëm, m’u kujtua “tutti” edhe përputha “shëtito”. Kjo u bë, “shëtito”, si batutë humori. Por ama ishte pjesa që po bëjmë xhiro, nuk ka lidhje me hajdutllikun. Unë jam një familjar i rregullt. U bë video në Prill, shoku im erdhi në Shqipëri kurse unë erdha në fund të Korrikut, sepse po më thoshte hajde në Shqipëri, të kërkojnë gazetat, të kërkojnë studiot. Unë nuk jam tip që dal shumë nëpër këto emisione apo nëpër video. Nuk erdha se më vriste pak ndërgjegjia. Shkoj ky muhabet, u bë e madhe, e mora me sportivitet sepse nuk do merrem me lloj-lloj njerëzish.

Ardit Gjebrea: Cili ishte reagimi i njerëzve?

Besmiri: Reagimi i njerëzve gjithmonë ka qenë për punë hajdutlliku. Domethënë “shëtito” filmojmë shtëpira ditën dhe vjedhim natën. Por jo nuk është e vertetë. Ai djali ka dy fëmijë, është familjar i rregullt sikur jam edhe unë, shikojmë punën tonë, punojmë me djersën e ballit, nuk i biem në qafë askujt. Ngaqë s’kemi krah, nuk i kam hyrë kësaj pune për të marrë një avokat për dëm moral të personalitetit, dëm familjar.   /tvklan.al

Ka nje mesazh per ty – Sonila i kerkon falje te birit (13 Qershor 2021)

Në episodin e sotëm të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan erdhi historia e Sonilës dhe dy djemve të saj, Kastriotit dhe Sidritit, 15 dhe 13 vjeç.

Arsyeja e ardhjes së saj në studio nis nga historia e djalit më të vogël. kur ishte 22 muajsh, Sidriti pëson një ndryshim rrënjësor në sjellje dhe karakter derisa diagnostikimi i mjekëve ishte autizmi. Duke qenë një çrregullim që kërkon vëmendje dhe përkushtim, Sonila dhe bashkëshorti i saj janë përkujdesur në maksimum ndaj djalit më të vogël.

Në vegjëli, Kastrioti ndihej i lënë pas dore dhe i mënjanuar, por më vonë, nisi të kuptonte nevojat e vëllait më të vogël e përpjekjet e prindërve për të dhe u shndërrua në krah për ta duke i ndihmuar tmerrësisht shumë me Sidritin. Madje, ëndrra e tij është të bëhet kimist që të kuptojë çfarë reaksioni e shkakton çregullimin e vëllait të tij të vogël dhe të gjejë një rrugë për ta ndihmuar.

Sonila është mirënjohëse ndaj djalit të saj, por ndihet fajtore që përkujdesja ndaj më të voglit e ka bërë Kastriotin të ndihet sikur nuk e duan mjaftueshëm apo për karakterin introvert të tij. Sot, ajo ka ardhur në studio që ta falenderojë dhe t’i kërkojë falje djalit të saj të madh.

Sonila: Kastriot, ti je dashuria ime, je gjithçka e imja, ti më je bërë krahu i djathtë tani, je rritur dhe e kuptove kur të thoja kur ishe i vogël që “kur të rritesh do më kuptosh se çfarë po kaloj”. Jo se të kam lënë pas dore. Ti je për mua shpirti i shpirtit, je gjithçka dhe unë do të të kërkoj falje për atë mungesën që e ke ndier kur ti kishe nevojë për ato momentet e lumtura por edhe për pjesën e mërzitjes. Jo për fajin tim, ti e di shumë mirë, ngaqë unë duhet të isha më shumë kohë me Sidritin, por u rrite dhe më kuptove. Ti je bërë një prind i dytë për Sidritin dhe unë të falenderoj pafund. Ti çdo ditë vazhdon më bën krenare si me mësime, si me sjelljen, si me çdo gjë tënden. Ne jemi krenarë, si unë, si babi për ty, të duam pafund edhe ti e di që gjatë gjithë kohës unë flas vetëm për Sidritin, por sot, çdo minutë i thënë këtu ka qenë vetëm për ty.  Ti e di që nuk do më shohësh me lot, e di shumë mirë se ma thua, e di që më thua që “ti je dashuria ime e parë”, ashtu siç je edhe ti për mua. /tvklan.al





Të ngjashme