Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në e “Diela Shqiptare” i ftuar ishte Fabioli, një djalosh 12 – vjeçar, i cili dëshiron t’i kërkojë falje të atit për gabimet që ka bërë.

Ai lyp në zonën e ish – Bllokut në kryeqytet, nga ora 20:00 në mbrëmje e deri në orën 05:00 të mëngjesit, për të siguruar jetesën. 12 – vjeçari më pas shkon në shtëpi dhe në orën 13:00 të drekës shkon në shkollë.

Capture 1

“Detyrat i bëj sapo vij nga shkolla”

, thotë Fabioli i vogël në “Ka një mesash për ty”, teksa gjendet përballë moderatorit Ardit Gjebrea.

Çdo ditë të javës lyp ti?

“Jo, vetëm tre ditë”.

Në çfarë ditësh?

“Të enjte, të premte dhe të shtunë”.

Sa kohë ke që lyp?

“Kam ardhur që 6 vjeç në Tiranë dhe kam gjashtë 6 që lyp”.

Në familjen e tij të përbërë nga pesë persona, lypin vetëm ai dhe motra e madhe, ndërkohë që motra e vogël bën punët e shtëpisë.

Capture 3

Prindërit e Fabjolit punojnë duke fshirë rrugët.

Kur Ardit Gjebrea e pyet se kush e ka mësuar për të lypur, ai thotë se e ka mësuar tezja në Durrës. Ajo e kishte bërë këtë pa dijeninë e prindërve të tij dhe të gjitha paratë që mblidhnin Fabioli dhe e motra, ua merrte ajo.

“Më pa mami në rrugë duke lypur dhe unë e thërrita. Dhe më pas mami e mori vesh dhe u zi me tezen”.

Ia tregove historinë mamit si kishte ndodhur?

“Jo”.

Po si të la mami të lypje?

“Të them të vërtetën, mami dhe babi nuk donin të lypja në rrugë dhe prej inatit, ikja nga shtëpia. Kam shkuar në Sarandë dhe Velipojë, në shtëpinë e fëmijës, së bashku me një shoqe një vit më të madhe dhe ata nuk e dinin ku isha”.

Ata të dy flinin rrugëve, ku t’i zinte nata. Dhe me lekët që mblidhnin secili, në fund të ditës i bashkonin dhe blinin gjëra për të ngrënë.

A e di ti që fëmijët nuk lejohet të punojnë… Pse e bën ti?”

“Nga halli”.

Capture 2

Fabioli rrëfen se ka filluar ta pijë cigaren që në moshën 7 – 8 vjeçare dhe vazhdon ta pijë, por jo në sy të të atit.

Ai ka ftuar në anën tjetër të monitorit babanë e tij, zotin Maksim, të cilit do t’i kërkojë falje për të gjitha gabimet që ka bërë dhe që është larguar nga shtëpia.

Babai i Fabiolit e ka pranuar ftesën dhe ndodhet në anën tjetër të monitorit.

Capture 4

Ndërkohë ai shpjegon se djali i tij i vogël është pak problematik dhe gjithmonë i gjen librat e shkollës tek ushqimorja e lagjes, ndërkohë që atij i thotë se do të shkojë në shkollë.

“Babi do më falësh për gabimet që kam bërë? Gabimi im i parë ishte që kam ikur nga shtëpia. E dyta, se nuk iki në shkollë dhe e treta se të gënjej për çdo gjë. Dhe nuk do të të gënjej më”.

Do ta mbash këtë premtim që thua këtu?

“Po”.

Para se të më kërkosh mua falje duhet t’i kërkosh asaj mësueses tënde që ka dy javë që të kërkon, falje publike dhe pastaj mua si prind.

“Të kërkoj shumë falje për këtë”.

Po për cigaren?, e pyeti Gjebrea.

“Dhe për këtë. Babi më fal, po piva më cigare do më bësh ç’të duash”.

Unë të kam falur, po të bëhesh njeri si të gjithë të tjerët, mua mos më vijnë fjalë të këqija se të gjithëve na shqetëson.

Capture 5

Dhe pasi mori faljen nga babai, Fabioli zbuloi edhe pasionin e tij, që është kërcimi. Madje 12 – vjeçari e surprizoi babain e tij, por edhe publikun, duke kërcyer një këngë indiane me trupën e balerinëve të së “Dielës Shqiptare”./tvklan.al