Sërish shqetësime shëndetsore për Angela Merkel. Nëntë ditë pas të dridhurave që pati në ceremoninë e pritjes të Presidentit ukrainas, shefja e qeverisë gjermane shfaqi sërish të njëjtat simptoma. Humbje të ekulibrit dhe të dridhura.

Kancelarja u vu në siklet teksa Presidenti gjerman mbante fjalën në ceremoninë e emërimit të ministres së re të Drejtësisë.

Më pas Merkel u tha gazetarëve se kishte pasur probleme me dehidratimin, që ia kishte theksuar qëndrimi në diell gjatë ceremonisë së pritjes dhe se ishte ndjerë më mirë pasi kishte pirë ujë.  /tvklan.al