Kandidatët për stolin e Anglisë 


Kandidatët për stolin e Anglisë 

15:25 12/12/2022

Gareth Southgate drejt shkarkimit , Fa përpilon listën, Pochettino, Tuchel, Lampard e Gerrard kandidat për stolin

Anglia pritet të jetë kombëtarja e radhës që do pësojë revolucion në pankinë. Pas përfaqësueseve si Belgjika, Spanja dhe Brazili, “tre luanët” konsiderohen si kombëtarja që do largojë nga stoli Gareth Southgate.

Megjithëse në skuadër kishte brezin më të artë të futbollistëve, 52-vjeçari nuk ka bindur në pankinë, duke mos arritur që të fitojë si Europianin e vitit 2020 ashtu edhe Kupën e Botës në Katar. Një dështim që mediat britanike e lexojnë si fundin e tij në stolin e kombëtares. Për këtë shkak, ka nisur përpilimi i një liste me pasuesit e mundshëm të tij.

Mauricio Pochettino është emri që intrigon më tepër ambientin e “Tre luanëve”. Argjentinasi e njeh mjaft mirë futbollin anglez, pasi për shumë sezone drejtoi në nivele të larta Tottenham Hotspur. Fakti që nuk ka kontratë e bën akoma dhe më interesante rrugën që e dërgon Federatën angleze te 50-vjeçari. Thomas Tuchel është një tjetër profil simpatik për stolin e kombëtares angleze.

Gjermani nuk ka humbur asnjë sfidë me eliminim direkt në karrierën e tij. Ish-tekniku i Chelsea dhe PSG përflitet edhe si pasues i Hansi Flick, nëse Federata Gjermane vendos shkarkimin e teknikut.

Vëmendja e federatës angleze është fokusuar edhe te Graham. Potter, i konsideruar si trajneri më i mirë i dekadës së fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Kontrata me Chelsea është një pengesë, por kur bëhet fjalë për kombëtaren, edhe “Blutë e Londrës” mund të lëshojnë pe. Jo pa shumë interes shihen edhe pistat që të dërgojnë te legjenda të kombëtares angleze, Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Wayne Rooney.

Tre teknikë me shumë pak eksperiencë, gjithsesi njohës mjaft të mirë të ambientit sportiv anglez, çka duket se do jetë edhe një bonus i madh për të siguruar një kontratë me kombëtaren angleze.

Klan News









Të ngjashme