Kanita ishte këngëtarja e dytë, e cila konkurroi në javën e parë të “Kënga Magjike” në Tv Klan. Vlen të përmendet fakti se Kanita është këngëtarja e parë shqiptare, e vlerësuar me diskun platin. Kësaj here, pas suksesit me “S’jemi ne”, në vitin 2018, ajo na prezantoi një baladë romantike të titulluar “Kristal”.

Ajo është një vajzë mjaft e përfolur në showbiz, jo vetëm nga ana artistike, por edhe nga aspekti rozë. Kanita gjithashtu shfaqet edhe si një influencer për ndjekësit e saj në Instagram, ndaj edhe pyetjet e saj në pentagramin e “Kënga Magjike” kishin të bënin me produkte make upi.

Sigurisht që një vajzë e bukur, aq më tepër e famshme nuk mund të rrijë pa rrëmbyer vëmendje. E pyetur nga Ardit Gjebrea, se çfarë ngjyre do t’i lyente buzët për të bërë për vete një djalë, Kanita u shpreh: Unë mendoj se ngjyra e kuqe është një ngjyrë e fuqishme. Mendoj që ngjyra e kuqe do ishtë ngjyra, e cila do tërhiqte një djalë.

Ndonëse duke gjykuar nga teksti i këngës “Kristal”, duket se Kanita ka disa kohë që nuk i lyen buzët me këtë ngjyrë, pasi balada e saj flet për një ndarje pa kthim pas.


/tvklan.al