Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Rritja e numrit të automjeteve në rrugët e kryeqytetit, ka sjellë problem jo vetëm për qarkullimin, por edhe në parkimin e tyre. Vendosja e makinave kështu shqetëson jo pak kalimtarë. Në të gjitha rrugët, nuk sheh dy makina të sistemuara sipas rregullit. Në një rast të tillë, gjoba ndaj shoferit nga uniformat e qarkullimit rrugor, shkon deri në dy mijë lekë të reja. Por tani duket sikur policët janë lodhur, duke edukuar drejtuesit e makinave për të sjellë rregull në rrugë dhe gjobat në raste të tilla nuk i vendosin fare./tvklan.al