Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Mal të Zi nga policia. “Pluhuri i bardhë” ishte fshehur brenda kutive me banane, raporton media malazeze “Vijesti”.

Porosia e bananeve ishte nisur nga Ekuadori. Kanë qenë punëtorët që shkarkonin kutitë e bananeve kur vunë re pakot e dyshimta dhe lajmëruan policinë.

Autoritetet malazeze kanë nisur hetimet për këtë ngarkesë të madhe prej 400 kg kokainë të fshehur brenda bananeve. Lënda narkotike u gjet në magazinën e kompanisë. /tvklan.al