Vinte nga Amerika e Jugut me destinacion Gjermaninë
Një sasi rekord prej 1.1 ton kokainë është sekuestruar në portin e Gioia Tauro në Itali.
Sipas autoriteteve italiane, droga ishte fshehur në një konteiner me banane, që vinte nga Amerika e Jugut dhe që kishte si destinacion Gjermaninë.
Vlera e lëndës narkotike nëse do të hidhej në treg do të arrinte në rreth 250 milionë Euro.
Në aksion kanë marrë pjesë Guardia di Finanza, Europol dhe Antidroga italiane.
Droga u zbulua pas skanimit që iu bë konteinerit frigoriferik. Ende nuk flitet për personat e ndaluar.
Vetëm gjatë këtij viti në portin e Gioia Tauro është sekuestruar mbi 2.5 ton kokainë dhe ky konsiderohet një nga pikat e rëndësishme të hyrjes së kokainës në Europë.
Tv Klan