Autoritetet policore në Shkodër kanë vënë në pranga Dedë Tonaj, ish-kryetarin e Komunës Shalë, i dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg për shpërdorim detyre.

48-vjeçari u dënua nga Gjykata e Shkodrës në Dhjetor të 2017-s, ndërsa iu hoq gjithashtu e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh.

Sipas prokurorisë Tonaj në bashkëpunim me dy ish-vartës të tij shpërndanë rreth 41.500 m2 tokë në zonën turistike të Thethit, në kundërshtim me ligjin, duke falsifikuar dokumentet zyrtare.

Nga hetimet rezultoi se një pjesë e sipërfaqes i kishte kaluar dy fëmijëve të ish-drejtuesit të Komunës./tvklan.al