Legjenda e zanës së dhëmbit në vendet anglo – saksone është një ndër historitë më të dashura për të vegjëlit. Një krijesë e vogël, që nuk shihet kurrë, vjen dhe lë para në këmbim të një dhëmbi.

Një baba inteligjent pretendon se më në fund ka arritur të kapë në video këtë zanë dhe e ka publikuar atë në internet… por a është gjithçka ashtu siç duket?

zanaaa

E publikuar në YouTube, videoja tregon një fëmijë të vogël duke fjetur teksa një zanë e shndrritshme merr dhëmbin e tij.

Në të vërtetë bëhet fjalë për një video që Daniel Hashimoto krijoi për të birin e tij James, të cilit i ra dhëmbi i parë.

Hashimoto është i njohur për videot për fëmijë, ku falë efekteve krijon superheronj dhe yje të filmave aksion./tvklan.al