Mbi 150 breshka uji janë në rrezik zhdukje dhe koha e ftohtë ka bërë që shumë prej tyre të zbarkojnë në brigjet e Cape Cod, Amerikë, ku mes tyre është spikatur një gjigand 158 kilogramësh, i cili me dëshpërim kërkonte shpëtim.

Sipas asaj që shkruan CBS, ekipet e mbrojtjes në Massachussetts këtë të premte e kanë marrë nën mbrojtje këtë specie të rrallë dhe po e kurojnë në spitalin e Quincy për ta dërguar më pas në Akuariumin e New England.

“Ky është një zbulim mjaft domethënës, pasi është diçka e rrallë të kapësh një breshkë të rritur mashkull 158 kilogramëshe, aq me tepër kaq herët”, shprehen anëtarët e akuariumit në një status në Facebook.

Sipas zyrtarëve, breshka mezi merrte frymë dhe i dhanë serume për t’i zëvendësuar lëngjet në trup që të përmirësohej./tvklan.al