Një person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane ka rënë në pranga të policisë.  Policia e Elbasanit ka arrestuar 41-vjeçarin Agron Sulmina, banues në Gramsh, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.

Ky person, u ndalua nga efektivët e policisë, pasi Gjykata e Apelit Milano, ka urdhëruar arrestimin për “trafikim të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga legjislacioni i Kodit Penal Italian. Ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë./tvklan.al