Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është karantinuar pasi një prej ndihmësve të tij të afërt rezultoi pozitiv me koronavirus. Lajmin e kanë bërë publike mediat vendase.

Të gjithë punonjësit në zyrën e tij do të karantinohen, ku përfshihen edhe këshilltarët e ngushtë të Netanyahu-t. Zyra e kryeministrit izraelit tha se kjo masë është marrë përpara se të niste hetimi epidemiologjik i rastit.

Në Izrael janë regjistruar më shumë se 4 000 raste me koronavirus. Deri më tani atje kanë humbur jetën 16 persona ndërsa janë shëruar 134 të tjerë. Në gjendje kritike vijojnë të jenë 80 persona./tvklan.al