Ndonëse është vetë një vend i konsoliduar në fushën e turizmit edhe mediat greke i kanë bërë jehonë turizmit në Shqipëri.

Është gazeta “Kathimerini” që shkruan se infrastruktura në vendin tonë është është përmirësuar. Janë ndërtuar resorte me pesë yje që tashmë funksionojnë pranë bregut, ndërsa ka shumë atraksione turistike. Rritja turistike e Shqipërisë, vihet re edhe nga shumëfishimi i fluturimeve nga vendet europiane drejt vendit tonë. Saranda, Ksamili, Himara, dhe Dhërmiu janë pikat krysore ku përqëndrohet fluksi më i madh i vizitorëve në verë. 

Shumica e plazheve, kanë rërë të imët të bardhë dhe ujëra të pastër kristal. Në gjirin e Ksamilit ka edhe tre ishuj të cilët turistët mund t’i aksesojnë me varkë. Në një distancë prej vetëm 5 kilometrash nga Ksamili ndodhet Parku Arkeologjik Kombëtar i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Sarandën e cilëson kryqytetin e rivierës shqiptare ndërsa thekson se plazhet më të bukura janë ato të Pasqyrave dhe të Lukovës.

Në fund të shkrimit thekson se ka shumë mundësi akomodimi. Çmimet janë mjaft të përballueshme, por sigurisht në korrik dhe gusht janë më të shtrenjta se në muajt e tjerë për shkak edhe të numrit të lartë të turistëve.

Klan News