Anëtari i grupit K-pop BTS Suga ka kërkuar falje fansave të tij  pasi u kap në gjendje të dehur duke drejtuar një skuter elektrik në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

“U rrëzova duke parkuar skuterin elektrik para shtëpisë time dhe aty pranë ishte një polic .Më është bërë një test alkooli dhe më pas më është hequr licenca dhe jam gjobitur,” ka sqaruar këngëtari në rrjetet e tij sociale.

Për të ngarë një skuter elektrik në Korenë e Jugut kërkohet një patentë shoferi. Suga sqaroi se nuk ka  lënduar askënd dhe nuk ka shkaktuar dëme, por ka dashur të kërkojë falje.

Grupi i suksesshëm i djemve aktualisht po bën një pauzë në muzikë pasi anëtarët e BTS  po përfundojnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Klan News