Atmosferë, emocione dhe muzikë në ekranin e Tv Klan

Superatmosferë, emocion dhe energji solli nata e dytë e Festivalit Kënga Magjike. Sukses shënoi kategoria New Artist, juria e festivalit kualifikoi 7 prej tyre.

Kategoria Big solli në skenë emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Interpretime brilante, në gare për finalen e madhe.

Muzika ndërkombetare u përfaqësua në Festival nga artistë të ardhur ekskluzivisht nga Italia, Spanja, Belgjika dhe Gjeorgjia.

Prezantuesja në krah të Ardit Gjebreas, Marsela Çibukaj, shkëlqeu sërish me performancën e saj të jashtëzakonshme në një muzikal të krijuar enkas për natën e dytë.

Ndërsa mbrëmja e të shtunës, pritet të jetë finalja e madhe e cila çdo vit ka mbërritur rekorde shikueshmërie.

Tv Klan