Me kthimin në shkollë, për prindërit është e rëndësishme të dinë se çfarë ushqimi duhet që t’i vendosin fëmijës së tyre me vete. Nevojat e adoleshentëve për energji mund të jenë më të larta sesa të rriturit, për shkak të rritjes dhe zhvillimit të shpejtë gjatë kësaj periudhe. Ata kanë nevojë për proteina, kalcium dhe yndyrna të shëndetshme.

Sanduiçët janë një zgjedhje e duhur, prandaj provoni mbushje të ndryshme gjatë javës. Shumëllojshmëria në dietën e tyre i ndihmon të marrin gamë më të gjerë të lëndëve ushqyese.

Sallatat gjithashtu mund të shihen si një opsion mjaft i mirë për drekën e fëmijëve tuaj në shkollë.

Edhe pse adoleshentët në përgjithësi nuk hanë mjaft perime dhe fruta, ato janë shumë të rëndësishme për shëndetin e tyre të përgjithshëm. Shtoni gjithçka që u pëlqen të hanë dhe që përgatitet shpejt si për shembull mollë, rrush, kivi, pjepër, ananas.

Është e rëndësishme të evitoni ëmbëlsirat sepse nuk përmbajnë shumë lëndë ushqyese dhe energjia që i japin fëmijës tuaj është për një kohë të shkurtër.

Dehidratimi mund të ketë një ndikim negativ në përqendrimin dhe nivelin e energjisë. Gjithmonë i këshilloni fëmijët tuaj që të konsumojnë shumë ujë gjatë ditës dhe të shmangin pije të gazuara ose energjike, për shkak të niveleve të larta të sheqerit brenda tyre. /tvklan.al