Humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në ujë gjatë sërfit

Kim Kardashian po shijon së fundmi me familjen një udhëtim, të mbushur plot me surpriza dhe argëtim. Ylli 40-vjeçar ka ndarë me fansat video e foto të shumta nga pushimet.

Gjatë qëndrimit atje, Kim, ka publikuar një video ku shfaqet duke bërë sërf. Në një moment, teksa po vallëzonte me dallgët, bukuroshja ka humbur ekuilibrin dhe është zhytur në det.

Pavarësisht nga rënia, themeluesja e markës “KKW Beauty” u kthye pa përpjekje në bordin e saj të kaltër të kulluar me ujë dhe vazhdoi sërfin nëpër sipërfaqen e ujit.

Në serinë e postimeve, Kim konfirmoi se bashkë me të, në udhëtim ndodhet dhe e motra, Khloe. Kim gjithashtu publikoi një video të djalit të saj Saint dhe vajzës Chicago duke u argëtuar me mamanë e tyre.

Klan News