Në 31 vjetorin e Lëvizjes Studentore, që solli rrëzimin e regjimit komunist, Yuri Kim ka një mesazh të qartë: SHBA është krah Shqipërisë. Edhe apeli i ambasadores amerikane duket i qartë: Të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo pas, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën.

“SHBA është ende me studentët e Shqipërisë në kërkesën tuaj për të qenë “si pjesa tjetër e Europës”. Ne jemi krenarë që jemi aleatët tuaj në NATO dhe mbështesim Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne duam që Shqipëria të jetë me drejtë, më e fortë dhe më e pasur. Le të punojmë së bashku për të ecur përpara dhe jo pas, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën”, shkruajti Kim në një postim në Twitter./tvklan.al