Kina i quan lojërat online “drogëra elektronike”, kompanive iu bien aksionet



Kina i quan lojërat online “drogëra elektronike”, kompanive iu bien aksionet

19:48 03/08/2021

Aksionet në dy prej firmave më të mëdha të lojërave online në Kinë u përgjysmuan pasi një media kombëtare i quajti “drogëra elektronike”. Tencent dhe NetEase pësuan një rënie prej 10% në aksionet e tyre duke shqetësuar investitorët, ndërsa arritën të rikuperonin një pjesë të humbjeve.

Në muajt e fundit, autoritetet kanë ndërmarrë masa për të rritur ndikimin e tyre në kompanitë e teknologjisë dhe edukimit jo publik. Në një artikull të publikuar nga një portal qeveritar, “Economic Information Daily”, thuhej që shumë adoleshentë janë bërë të varur nga lojërat online duk ndikuar negativisht tek ta.

Më konkretisht, artikulli citoi lojën e kompanisë “Honor of Kings”, të cilën studentët e luajnë deri në 8 orë në ditë. “Asnjë industri, asnjë sport nuk duhet të lejohet të zhvillohet në atë mënyrë sa të dëmtojë një brez”, shkruhej në artikull.

Kompania Tencent tha se do të ndërmarrë masa për reduktimin e hyrjes së të fëmijëve në lojën në fjalë si dhe  kohës së shpenzuar me të. Gjithashtu, kompania ka vendosur të zbatojë këtë politikë në të gjitha lojërat e krijuara prej saj./tvklan.al








Të ngjashme