Prezantohet masterplani për bregdetin

Masterplani i zonës së bregdetit ka nisur të diskutohet me grupet e interesit. Dëgjesa e parë u mbajt në Spille.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi theksoi se ky masterplan dhe ligji i ri i turizmit i hap rrugë zhvillimit të qëndrueshëm.

 “Ligji i ri i turizmit shqiptar, na duhet ta shohim këtë breg ta mbushim këtë hapësirë më varka, shumë më tepër jahte, mjete lundruese të përcaktojë rregullat e turizmit detar, të ketë mundësi që të afrojë biznes shumë më tepër në det, por njëkohësisht të kujdesemi shumë më mirë për tokën. Pra ligi i ri dhe plani i ri zhvillimor do t’u japim mundësi atyre që duan të bëjnë biznes të vërtetë, me përparësi zhvillimin e turizmit që të bëhet, me standard me rregulla edhe ne të mos kemi, edhe në det edhe në plazh, problematikat që kemi patur me zhvillimet e pa qëndrueshme në qytet”.

Strategjia e zhvillimit parashikon se vija bregdetare nuk është vetëm det e rërë, por dhe aktivitete të tjera, duke shtuar bizneset e detit dhe duke u kujdesur për tokën.

Tv Klan