“Investimet e bënë Shqipërinë destinacion të qëndrueshëm”

Bashkëpunimi i sektorit privat me sektorin publik për të strehuar menjëherë të dëmtuarit nga tërmeti, ka shërbyer si një shembull i mirë me të cilin Shqipëria ka prezantuar potencialin e sektorit të turizmit në Panairin e Turizmit në Madrid.

“Tashmë që kemi ecur goxha përpara në investime në fushën e turizmit, të jetë një destinacion shumë i qëndrueshëm dhe shumë më tepër i vizituar nga turistët spanjoll dhe nëpërmjet Spanjës, që ka një treg shumë të gjerë botëror që janë turizmet e thirrjeve të largëta apo dhe të vendeve që janë shumë më larg se sa vetëm zona e Europës”, deklaroi ministri Blendi Klosi.

Edhe Drejtoresha Rajonale për Europën e Organizatës Botërore të Turizmit, Alessandra Priante, theksin e vuri pikërisht tek përballimi i situatës së tërmetit.

“Unë jam italiane  dhe siç mund ta dini dhe ne në Itali vuam pasojat e një tërmeti dhe të shikosh Shqipërinë që e mori veten kaq shpejt dhe kaq të bashkuar, që në natën e tërmetit, më emocionoi dhe ndonjëherë uroj vërtet, që dhe ne të jemi  pak shqiptarë”, shprehet drejtoresha Rajonale për Europën, Alessandra Priante

Priante siguroi që do ta mbështesë Shqipërinë në zhvillimin e sektorit turistik.

Tv Klan