PD: Vendimmarrje e paracaktuar, vijojmë transparencën

Pas Gjirokastrës, Kolegji Zgjedhor rrëzoi padinë e Partisë Demokratike dhe LSI-për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve edhe në qarkun e Vlorës.

Por përfaqësuesit ligjorë të opozitës në gjykatë, e cilësuan të paracaktuar vendimmarrjen e trupës së Kolegjit, duke paralajmëruar vijimin e betejës për transparencë.

“Mund të them me keqardhje që është një shans i humbur, por nuk na dekurajon për të vazhduar për të kërkuar transparencë, për të bërë publike fakte dhe prova të shkeljet të ligjit, ku është deformuar vullneti i njerëzve, që në 25 Prill nuk i shprehën të lirë me votë.”

Në zgjedhjet e 25 Prillit socialistët morën në qarkun e Vlorës 8 mandate, përkundrejt 4 që mori koalicioni i djathtë.

Pas Gjirokastrës e Vlorës, trupa e Kolegjit do të marrë në shqyrtim edhe 7 padi të tjera, për të cilat opozita sikundër në KAS kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre.

Tv Klan