Picasso shkon në ankand, me vlerë 600 milionë Dollarë

Sotheby’s njoftoi shitjen e një koleksioni privat të artit modern dhe bashkëkohor me pjesë veprash të Andy Uorholl dhe Pablo Picasso të vlerësuara më shumë se 600 milion dollarë, duke konfirmuar se kjo është shifra me e lartë e vendosur ndonjëherë për çfarë do lloj koleksioni.

65 veprat në Koleksionin Macklowe përfaqësojnë “një përmbledhje të pakrahasueshme që përcakton pikat e larta të arritjeve artistike perëndimore të 80 viteve të fundit.

“Nuk ka dyshime se kjo shitje do të tërheqë koleksionistët fanatikë nga e gjithë bota dhe se do të bëjë histori si një moment përcaktues në tregun e artit,” tha Charles Stewart, shefi ekzekutiv i Sotheby.

Njoftimi është një lajm i mirëpritur për tregun ndërkombëtar të artit, teksa u tërhoq prej pandemisë së COVID-19 ku sipas një raporti nga Art Basel dhe UBS shitjet ranë në vlerë me 22% në tregun e artit në vitin 2020,

Manjati i pasurive të patundshme Harry Mackloëe dhe gruaja e tij Linda i blenë veprat e artitit përgjatë martesës së tyre dhjetëvjeçare, por pas divorcit  ata u detyruar të shisnin koleksionin.

Ankandi do të zhvillohet në dy data në nëntor të 2021 dhe maj të 2022.  Në to të paraqiten vepra ikonike të tilla si portretet e Warhol të ekranit të mëndafshit të Marilyn Monroe, një pikturë e madhe nga Mark Rothko dhe një peizazh deti nga Gerhard Richter, por gjithashtu edhe skulptura e Alberto Giacometti “Le Nez”, një pikturë nga seria e Cy Tëombly “A Scattering of Blossoms” dhe një skulpturë e Picassos kushtuar mikut të tij, Poeti francez Guillaume Apollinaire.

Klan News