Kolona zanore e filmit “Barbie” ka “pushtuar” tregun muzikor në Mbretërinë e Bashkuar. “Barbie: Album” është bërë kolona zanore e parë e filmit që ka tre këngët më të mira në të njëjtën kohë.

Kënga e artistes Billie Eilish “What Was I Made For?” ndodhet e treta këtë javë ndërsa “Dance The Night” e Dua Lipës është tashmë në vendin e katërt.

Në vendin e pestë është  versioni i  ri i këngës “Barbie World” të Aqua që është sjellë këtë herë nga dy këngëtaret e tjera Nicki Minaj dhe Ice Spice.

Për kolonën muzikore të filmit kanë kontribuar edhe zërat e Charli XCX, Ryan Gosling dhe Lizzo-s. Filmi Barbie ku luajnë aktorët e njohur si Margot Robbie dhe Ryan Gosling u shfaq në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar.

Klan News