Komisioni Evropian ka publikuar raportin “Sundimi i Ligjit 2024”, për më shumë se 30 shtete në Evropës, mes të cilave është edhe Shqipëria.

Në këtë raport, i cili vlerëson gjendjen e shtetit të së drejtës, përmendet ndër të tjera, edhe roli i Gjykatës Kushtetuese si efektiv në ruajtjen e kontrolleve institucionale dhe balancave, megjithëse parlamenti sipas këtij raporti, nuk ka arritur të zbatojë disa nga vendimet e saj.

Gjithashtu, në raport theksohet edhe plotësimi i trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese sipas ndryshimeve kushtetuese të reformës në drejtësi në vitin 2016, për të vijuar më tej me vlerësimin për punën e Gjykatës, në trajtimin në mënyrë efektive të një sërë çështjesh të rëndësishme si dhe duke mos patur çështje të prapambetura që prej rifillimit të funksionalitetit të saj në dhjetor të vitit 2022./tvklan.al