Spartak Braho kërkon vlerësim të gjendjes psikologjike të kreut të shtetit

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta caktoi në mbledhjen e së premtes 2 ekspertët ligjorë të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun.

Kreu i komisionit Alket Hyseni beri të ditur se deri tani kanë marrë përgjigje nga disa institucione për shkeljet e kryera nga presidenti, gjatë fushatës zgjedhore. Deputeti Myslym Murrizi propozoi që për shkarkimin e kreut te shtetit të ndiqen praktika të ngjashme si në vendet perëndimore.

“Do doja të kishim në dispozicion praktikën e shkarkimit të presidentit të Italisë në ’93 pas kërkesës së një deputeti. Të na vihet në dispozicion praktika në Itali se çfarë hapash kanë ndjekur”.

Ndërsa Spartak Braho kërkoi që presidentit t’i behet një vlerësim i gjendjes psikologjike nisur nga deklaratat e bëra prej tij. Po për anëtarët e tjerë të komisionit ky nuk është objekt i hetimit. 

Presidenti është shfaqur në deklarata në gjendje psikologjike aspak normale. Dua t’i drejtohem Stojkut, si e vlerësoni gjendjen psikike të presidentit mos jemi në kushtet të papranueshme të tij!”

“Nuk e di nëse do të ishte udhës, por njihen stresi emocional, ndodhin dhe nuk duhet të ndodhin në vazhdimësi. Kur kemi disa shpërthime të herëpashershme mund të merret në konsideratë”.

“Është një nga rastet që parashikohet në Kushtetutën por procedura nuk është rasti konkret”.

Komisioni Hetimor do të mblidhet sërish për të diskutuar të hënën e javës së ardhshme, ndërkohë që të martën, në 18 Maj, do të presin në një seancë dëgjimore presidentin Ilir Meta.

Tv Klan