Kalohet hapi i parë, më 18 Prill votimi në Asamble

Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti  për Çështjet Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, ku rekomandohet pranimi, pasi Kosova i ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e këtij organizmi ndërkombëtar.

Pro kanë votuar 31 anëtarët. Ndërsa 4 kundër ishin 1 nga Mali i Zi, 2 nga Serbia dhe një nga Bosnja Hercegovina. Vota abstenuese në këtë Komitet ishte nga Greqia.

Komiteti sipas njoftimit, përshëndeti si “një përparim të madh” zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e manastirit të Deçanit. Theksohet se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë një “angazhim pas anëtarësimit” për Kosovën që do të ndihmonte për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës dhe që shpronësimet duhet të kryhen “në respektimin më rigoroz të ligjit” dhe në përputhje të plotë me Planin e Ahtisaarit.

Hapi i radhës, sipas këtij Komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë. Kosovës i duhen 2/3 e votave pro për të kaluar në fazën e tretë atë të miratimit propozimit në maj nga Këshilli i Ministrave të Këshillit të Ministrave të KiE-s.

Tv Klan