Disa të rinj këndojnë poshtë ballkoneve

Ndonëse të mbyllur prej gati një muaji në shtëpi, qytetarët në Elbasan duket se nuk janë demoralizuar.

Koronavirusi nuk i ka ndaluar të festojnë as nga ballkonet e tyre.

Një grup të rinjsh kanë mbajtur një koncert të pazakontë në sheshin mes pallateve në një nga lagjet e qytetit.

Edhe pse jo më grumbull, siç mund të festonin në një situatë normale, “spektatorët” e çdo moshe, duket se e kanë shijuar këtë formë për të kaluar ditët e izolimit.

Kjo iniciativë e të rinjve do të vazhdojë për çdo ditë në lagjet e tjera të qytetit në orën 17:00.

Tv Klan