Zona e Unazës së Re dhe Yzberishti do të kenë së shpejti një linjë të re për ujin e pijshëm. I pranishëm në konferencën ballkanike për ujin që u mbajt në Tiranë, kryebashkiaku Veliaj cilësoi se aktualisht po bëhen një sërë ndërhyrjesh në rrjetin e  ujësjellës-kanalizimeve.

Kemi filluar dy ndërhyrje të rëndësishme për qytetin tonë: së pari, për dyfishimin e të gjithë kapacitetit në zonën e Bovillës, ku kemi shtuar filtrimin, e mandej për të lidhur një linjë direkte në disa nga zonat me banorë të rinj të Tiranës, duke nisur nga Sheshi “Shqiponja”, deri te Fabrika e Miellit, që njihet si zona e Unazës së Re; një zonë e cila në letra ka 7 mijë banorë, por në realitet është 70 mijë banorë”

Ndërsa ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e vuri theksin tek efektet pozitive që ka dhënë reforma e ujit.

Rezultatet e para kanë qenë të mira. Është rritur arkëtimi me 17 milionë euro më shumë se vitin e kaluar për të njëjtën periudhë. Janë reduktuar ekspozimet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.

Në kuadër të reformës së ujit është bërë e mundur që në periudhën 9-Mujore të këtij viti të instalohen 74 mijë matësa dhe të nënshkruhen 37 mijë kontrata të reja.

Tv Klan