“Të lehtësohen masat, të rriten taksat për bizneset që po fitojnë”

Konfederata e Industrive njofton se në shumë ndërmarrje kanë nisur të shfaqen shenjat e para të shkrirjes dhe falimentit, ndërsa i kërkon qeverisë që të zbutë masat bllokuese në mënyrë që kompanitë të shpëtohen dhe të mos humben vende pune.

Konfindustria sugjeron se përveç zgjatjeve të orareve të lejuara, duhet po ashtu të rriten tatimet për kompanitë që kanë pozita monopol në treg dhe bizneset të cilat kanë rritur të ardhurat duke përfituar nga situata e pandemisë.

Një tjetër kërkesë që bizneset i bëjnë ekzekutivit është edhe rishikimi i strategjisë për të mos ndihmuar vetëm bizneset e vogla por edhe ato të mëdha që kanë rënie dhe janë pa likuiditet për të dhënë pagat e punëtorëve.

Tv Klan