Merr kthesë tragjike sherri i ndodhur më 5 Shtator mes shoferëve të furgonëve në Shkodër.

Dedush Gjoni, 52-vjeç, ndërroi jetë të enjten në spital, aty ku ndodhej që prej ditës kur u dhunua barbarisht nga 63-vjeçari Cen Sela.

Ky i fundit u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, por tashmë pozitat e tij pritet të rëndohen.

Ngjarja në fjalë ndodhi në lagjen “Vojo Kushi” para stacionit të furgonëve për transportin e pasagjerëve. Palët dyshohet se u përplasën për arsye konkurrence./tvklan.al