Konsumimi i kafeinës nga gratë shtatzëna mund të shkaktojë probleme për foshnjën



Konsumimi i kafeinës nga gratë shtatzëna mund të shkaktojë probleme për foshnjën

08:20 26/08/2020

Sipas një hulumtimi të kryer së fundmi, gratë shtatzëna duhet që të shmangin çajin dhe kafenë sepse mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e fëmijës së tyre të palindur.

Studiuesit zbuluan se konsumimi i tyre lidhet me një rrezik të shtuar për një peshë të vogël të foshnjës, shkaktimin e leuçemisë dhe mbipeshë në vitet e mëvonshme të tij.

Studimi tregon se kafeina rrezikon të dëmtojë fëmijën, por rreziqet shtohen edhe më shumë kur rritet sasia e kafeinës që konsumohet çdo ditë.

Megjithatë, disa ekspertë nuk pajtohen me gjetjet e studimit dhe pretendojnë se kafeina ka qenë në dietën ushqimore për një kohë të gjatë.

Kafeina gjendet në mënyrë natyrale në disa ushqime dhe pije, të tilla si çaji, kafeja dhe çokollata.

Doktori Daghni Rajasingham u shpreh: Gjetjet e këtij studimi mbështesin marrjen e kufizuar të kafeinës gjatë shtatzënisë. /tvklan.al






Të ngjashme